Sindikata e operatorëve telefonikë kanë dalë sot në protestë për shkak të kushteve të punës. Ata kanë thënë se institucionet shtetërore nuk po u gjejne zgjidhje pavarësisht ankesave të shumta.
Punonjës të kompanisë “Parr” kërkojnë që tu paguhen orët shtesë dhe akuzojnë se ka pabarazi në pagesa. Ata paralajmërojnë se nëse nuk gjendet një marrëveshje do të futen në grevë.
“Ne nuk punojmë në këto kushte ne kemi bërë kërkesa cdo muaj për shkeljet që janë bërë, inspektorati futet brenda serioz dhe del i qeshur ose i tregojnë barcaleta ose humor lejla. Nuk e di si mund të zgjidhet kjo punë, i kemi shkruar edhe ministrise se financave per nje seancë ndërmjetësimi, nëse nuk arrihet një marrëveshje do futemi ne grevë, nuk na paguhen ditet e festave, punojmë deri në 12 të natës. Kjo lloj marrëveshje që kemi firmosur ka qënë në periudhën e panfemisë, kontrata përmban që paguhen oraret ekstra.
Punoj që prej 2015. Brenda kompanisë ka pabarazi në pagesë, edhe brenda të njëjtës fushatë. Sipas ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë, por kompania nuk e ka marrë parasysh, të gjithë ata që kanë protestuar janë larguar nga puna. Në 1 korrik një koleg u pushua se kërkoi të informohej për të dhënat që punonnte. Ai ka bërë ankesë te inspektorati. Ne si punonjës kemi hasur në indiferencë nga institucionet shtetërore, pas shumë vitesh kërkesa, skemi marrë asgjë përvec janë pushuar me forcë. I jemi drejtuar komisionerit të diskriminimit, dhe presim një përgjigje. Kemi dështim total të institucioneve shtetërore. Nuk kemi gjetur përkrahjen e shtetit. Ne nuk bëjmë pjesë në asnjë lloj pakete, duam të drejtat tona të vihen në vend dhe të marrim cna takon, të mos ikim nga ky vend. 420 mije lekë , paguhemi turp”- kane thene ata.