17:59 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Situata me zjarret, Emergjencat Civile: 8 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:01 | 21/07/2017
në Flash, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
Situata me zjarret, Emergjencat Civile: 8 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Sipas informacioneve që japin Emergjencat Civile gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 8 vatra të reja zjarri. Në Shkodër, Vlorë, Berat, Tiranë, dhe Gjirokastër dhe Fier.

për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 11 automjete, 21 forca vullnetare si dhe helikopterë.

Emergjencave Civile po monitorojnë situatën në të gjithë vendin dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast se konstatojnë vatra zjarri të njoftojnë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR
Vatrat e zjarrit në fshatin Lumzi dhe Lumbardhë në Fushë- Arrëz janë shuar. Shërbimi zjarrfikës, forca të pyjores, vullnetarë të mbështetur nga ajri dhe me helikopterë, pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me bredh, pishë dhe lis.

QARKU TIRANË
Në fshatin Beden, Kavajë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Pas 3 orësh punë forcat zjarrfikëse ka arritur të shuajnë zjarrin plotësisht. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 22 ha me shkurre dhe ferra, 200 rrënjë ullinj dhe 40 pisha të reja.

QARKU FIER
Në fshatin Kuqar, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra dhe ullinj. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke mos lejuar përhapjen e flakëve. Nga zjarri është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre dhe ferra, si dhe 200 rrënjë ullinj e 50 rrënjë dardha.

– Në Qafën e Lalarit, Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

– Në fshatin Hamil, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Si pasojë u dogj një sipërfaqe 1.5 ha me shkurre dhe ferra dhe 100 rrënjë ullinj të rinj.

QARKU VLORË
Në fshatin Dukat, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse zjarri është izoluar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 1 dynym me shkurre e ferra.

QARKU BERAT
Në fshatin Memias, Berat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe ferra rreth 1.2 ha.

QARKU GJIROKASTËR
Në Vrisera, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 2 dynym me shkurre dhe ferra.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: emergjencat civilezjarret
Pas

Kush është i riu që u plagos mbrëmë në Tiranë, identitetet e rrema dhe roli i tij si aktor

Para

Tërmeti në Turqi, ambasadori Gazheli: Nuk ka të lënduar shqiptarë

Para
Tërmeti në Turqi, ambasadori Gazheli: Nuk ka të lënduar shqiptarë

Tërmeti në Turqi, ambasadori Gazheli: Nuk ka të lënduar shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Liverpool, ja kur rikthehen në fushë The Reds, plani

Bashkia e Elbasanit: 95% e zjarrit në landfill është shuar, ka vetëm gaz dhe avull

Thellohet bilanci nga përmbytjet në Teksas, shkon në 59 numri i të vdekurve, 30 fëmijë rezultojnë ende të zhdukur

Sveçla: Numri nga i cili u kërcënua Kuvendi është i regjistruar në Serbi

Delegacioni negociator niset për në Katar përpara vizitës së Netanyahut në SHBA

VIDEO/ Zjarr në një pemtore në lagjen Virjon, Ullinjas të Berat

Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.