Bashkia Poliçan, duke angazhuar maksimalisht të gjitha strukturat evidentoi në terren dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit! Konkretisht, dalja nga shtrati e lumit Osum, shkaktoi përmbytjen e rreth 31 hektarë toke, në fshatrat Mbrakull, Fushë-Peshtan, Bregas Vodicë, prej të cilave 25 hektare tokë gjendjen ende nën ujë.
Prurjet e dendura të lumit kanë shkaktuar përmbytje në stacionin e pompimit të fshatiti Mbrakull, duke e dëmtuar dhe nxjerrë jashtë funksionit. Situata paraqitej problematike në fshatrat Fushë-Peshtan dhe Tozhar, pasi në këto fshatra u dëmtuan tërësisht urat pasarel që lidhin fshatrat me pjesën tjetër.
Falë ndërhyrjes së menjëherëshme të Bashkisë Poliçan me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe mjete është bërë e mundur pastrimi nga rrëshkitjet e masivëve të dherave dhe stabilizimi i aksit nacional Poliçan-Mbarkull, është ndërhyrë për riparimin e staciont të pompimit në fshatin Mbrakull si dhe është riparuar tërësisht ura e fshatit Tozhar duke e kthyer në funksionalitet për banorët. (Fax News)