Sot ishte i ftuar në studion e Fax News, Fatmir Merkoci, ndër të tjera aktivist i Partisë Demokratike, nga ku foli për situatën e bashkimit në PD, ndjeshmëritë dhe problemet e partisë në Durrës.
I pyetur nga gazetarja e Fax News, se po i afrohemi zgjedhjeve të 14 majit dhe se kemi dy Parti Demokratike, Fatmir Merkoçi u përgjigj: “Kam nja tre muaj që rri në Durres, për të bërë të mundur bashkimin e Partisë Demokratike. Gjatë tre muajve kam lëvizur shumë, kam takuar shumë, dhe çuditërisht e gjithë baza qoftë e njërit krah apo e krahut tjetër, me zor presin, apo janë të dëshiruar të them më mirë, për tu bashkuar. Për të qenë një parti e vetme. Mbas tre muajsh takimesh, diskutimesh dhe debatesh aritëm në një pikë, në fund fare, fundore, për të bërë një deklaratë shtypi dhe çuditerisht aty u mbyll çdo gje. Nuk arritëm ta bëjmë.”
Ai u shpreh se sipas gjykimit të tij jemi në zgjedhjen e qeverive të qyteteve, dhe duhej të ishin bashkë për një kauzë të madhe që është qyteti, pra qytetarët, psh. në Durrës kanë vënë një taksë 16000 lekë të vjetra për ujin dhe Durrsakët s’po arrijnë akoma të kuptojnë. Durrësi ka interesat më të mëdhaja sot për sot, është Porti i Durrësit. Ka ende kohë që mund të bëhet një bashkim, të dy palët ishin pro për bashkimin, trysnia e bazës duhet të jetë shumë aktive për të bërë të mundur bashkimin. Deri në këto momente jemi në dy kampe. E rëndësishme është që populli të dali në votim. Na duhet jo vetëm kryetari i bashkisë por edhe këshilli bashkiak.
I pyetur se si e sheh bashkimin e Partisë së Lirisë me Partinë Demokratike Merkoçaj tha se: “Unë kam qënë kritizer i këtij bashkimi që në fillim dhe i qëndroj asaj cfarë kam deklaruar. Duhej bërë patjetër sepse, ne zgjedhje patjetër, por u bë shumë para kohe dhe ndoshta ky është edhe ai ngërçi i mosbashkimit të Partisë Demokratike,” pra “të bashkohesh me partinë e Ilir Metës dhe të mos pranosh bashkimin brënda me partinë tënde ktu është handikap”. Ai ngriti dyshime se si do të funksiononte në momenin kur do të zgjidheshin këshilltarët bashkiakë, në cilat lista do të bënin pjesë, dhe se Kodi Zgjedhor që u bë, koalicionet nuk lejoheshin në të. Pra anëtarërt e këshillit bashkiak do të jenë vëtëm një listë. Ai u shpres se secili nga fraksionet duhet të kërkoje falje njëri tjetrit.