Rexhep Tajip Erdogan dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel diskutuan në telefon të hënën për sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Sirisë dhe sulmi i dyshuar kimik në Douma në Ghouta lindore.
Sipas burimeve presidenciale, të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe marrjen e hapave konkret drejt një zgjidhjeje politike për krizën shtatëvjeçare.
As Turqia, as Gjermania nuk u bashkuan me sulmet e së shtunës në Siri nga aleatët e tyre SHBA, Francë dhe Britani, por e mirëpritën masën si “të përshtatshme”.
Erdogan gjithashtu zhvilloi biseda telefonike të ndara me kryeministrin britanik Theresa May, Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë. (B.H/Faxweb)