05:19 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Situata nga zjarret, Emergjencat Civile: Gjatë 24 orëve të fundit 8 vatra të reja

13:37 | 29/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U vunë zjarrin dy fshatrave, nis hetimi për 3 të rinj, 2 prej tyre të mitur

Emergjencat Civile kanë dhënë detaje për situatën nga zjarret në të gjithë territorin gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

 Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 2 automjete zjarrfikëse, 50 forca ushtarake, rreth 90 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU SHKODËR 
Në fshatin Karmë, Pukë kanë qenë aktive disa vatra të vogla zjarri në një pjesë terreni tepër të thyer në pyllin me shkurre dhe pisha. Për të shuar flakët është ndërhyrë me anë të helikopterit. Forcat e shërbimit zjarrfikës, të pyjores dhe të ushtrisë, kanë punuar deri në mbrëmje me pompa shpine dhe mjete rrethanore duke shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

QARKU LEZHË 
Gjatë ditës së djeshme forcat zjarrfikëse ato të drejtorisë së pyjores kanë punuar me pompa dore dhe mjete rrethanore për të izoluar zjarrin e rënë prej disa ditësh në sipërfaqen me shkurre dhe pyll pishe në fshatin Skuraj, Kurbin. Në ndihmë të forcave në terren ka ndërhyrë edhe me helikopter. Në fshatin Orosh, Mirditë ka rënë zjarr në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura. Zjarri ka rënë në terren të thyer duke mos përbërë asnjë problem për banesat dhe zonën pyjore të fshatit. Sot në mëngjes kanë filluar reshjet e shiut dhe kanë shuar vatrat e zjarrit duke normalizuar situatën.

QARKU FIER 
Në pyllin me pisha të larta në fshatin Kreshpan, Fier ka rënë zjarr. Zjarri ka marrë përmasa për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë. Pas ndërhyrjes nga ajri është bërë e mundur vendosja nën kontroll e zjarrit. QARKU DIBËR Në fshatin Sllovë, Dibër ka rënë zjarr. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forcat vullnetare. Zona është mbajtur në monitorim gjatë natës, por nuk ka pasur vatra të fshehura. Zjarri ka përshkuar rreth 10 ha me pyll pishe të zezë dhe ah.

QARKU ELBASAN 
Në fshatin Poroçan, Gramsh ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Për shkak të terrenit tepër të thyer ndërhyrja ka qenë e pamundur. Forcat e pyjores, të njësisë administrative Labinot-Mal, të bashkisë Elbasan si dhe 30 forca të ushtrisë, kanë punuar gjatë gjithë ditës me mjete rrethanore për të izoluar vatrat e zjarrit në pyllin me pisha në fshatin Benë. Këto forca po punojnë për të bllokuar vatrat e zjarrit që kanë rënë në pyllin e zonës së Orenjës, Librazhd.

QARKU VLORË 
Në kodrat e qytetit të Delvinës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset me shërbimin pyjor kanë mundur të shuajnë flakët pas disa orësh punë. Si pasojë e zjarrit është djegur vetëm një zonë me shkurre.

QARKU KORÇË 
Në Parkun Kombëtar “Bredhi i Drenovës” Korçë ka rënë zjarr. Me gjithë përpjekjet e bëra nga forcat operacionale nuk është bërë e mundur izolimi i vatrave të zjarrit për shkak të terrenit të thyer. Për shkak të situatës së vështirë në ndihmë kanë shkuar edhe forcat ushtarake që kanë punuar për shuar flakët. (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: 24 oret e funditqarqetzjarr
Pas

Ç’po ndodh me lekun? Raporti i fundit me euron dhe dollarin

Para

Ruçi në krye të Kuvendit, Zekthi: Vetë ai ndihej i kompleksuar nga e shkuara komuniste, Rama jo

Para
Ruçi në krye të Kuvendit, Zekthi: Vetë ai ndihej i kompleksuar nga e shkuara komuniste, Rama jo

Ruçi në krye të Kuvendit, Zekthi: Vetë ai ndihej i kompleksuar nga e shkuara komuniste, Rama jo

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.