18:06 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rriten shifrat e personave të infektuar me Covid-19, 6 qytetarë ndërrojnë jetë

16:29 | 28/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Katër viktima nga koronavirusi, sërish “boom” infektimesh gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 6 qytetarë. Ndërkohë që kanë rezultuar pozitiv 311 qytetarë nga 1397 testime të kryera.

Mësohet se në spital janë të shtruar 289 pacientë, ndërkohë që kanë fituar betejën me virusin 85 qytetarë.

Deri tani në vendin tonë 493 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 dhe aktualisht janë 8,618 raste aktive në të gjithë vendin.

Njoftimi i ministrisë: Ministria e Shëndetësisë: 1378 testime, 85 të shëruar, 311 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit. Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Pas

VIDEO/ Shpèrthen në flákë magazina me sherebel në Tepelenë, shtullungat e tymit pùshtojnë zonën (Dyshímet e para)

Para

“Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës”, Vokshi i nxjerr videon kryeministrit, çfarë thoshte ai 4 vite më parë për naftëtarët

Para
“Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës”, Vokshi i nxjerr videon kryeministrit, çfarë thoshte ai 4 vite më parë për naftëtarët

"Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës", Vokshi i nxjerr videon kryeministrit, çfarë thoshte ai 4 vite më parë për naftëtarët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje, një në gjendje kritike

“Me rëndësi zbatimi i ligjit, jo aksionet”, Ina Zhupa lidh prishjet në Theth me ‘Paketën e Maleve’

Osmani: Në fund të majit mora informacion se Serbia po planifikonte përshkallëzim, njoftova menjëherë aleatët

Plagosja e dy të rinjve në Sarandë, policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar. Janë me precedentë (EMRAT)

Shtetësja amerikane gjendet e pajetë në Sarandë, 63-vjeçarja jetonte prej vitesh në Shqipëri

Ministri Gonxhja takim me drejtoreshën e ISSH në Itali, diskutohet mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjes së pensioneve

Rindezen vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës, flakët i afrohen puseve të naftës dhe zonës së banuar

Ukrainë, emërohet kryeministrja e re në krye të qeverisë

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

Operacioni “Djali” në Itali: Arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge dhe vjedhje energjie “Rrogë 3 mijë euro në muaj për shitës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.