Durrësi duket një qytet i braktisur pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit që e goditi. Me qindra banesa u shkatërruan, ndërsa humbën jetën edhe njerëz për shkak të lëkundjeve të forta të tokës.
Teksa duhen edhe katër ditë që të mbushet 1 muaj nga rënia e tërmetit, disa banorë shprehen për “FaxNews” se pothuajse të gjithë janë larguar. Sipas tyre, ka pak njerëz që vijojnë jetën aty, ndërsa bizneset janë të mbyllur me qepenë për shkak të frikës. Njëri prej banorëve thotë se tani aty jetojnë vetëm kafshët.
“Kanë ikur, të vish në darkë këtu nuk sheh asgjë, këtu jeton vetëm qeni tani. Kujt ja mban të futet në pallate. Nuk i dihet asaj pune. Bizneset janë të mbyllura se s’ka punë, nuk guxon të afrohet njeri më. Kanë frikë”, deklaron banori.
(M. I./ Faxweb.al)