Nuk do të ketë më derbi në Kategorinë Superiore në kryeqytet. Por ama me rënien nga kategoria të Tiranës, derbi do të zhvendoset në Kategorinë e parë.
Bardheblutë, me shumë mundësi do të zëvendësojnë Lushnjën e ngjitur në elitë për të plotësuar numrin e ekipeve në Grupin e Jugut. Ka ende kohë për të parë se cila do të jetë ndarja e skuadrave për edicionin e ardhshëm, mirëpo mundësitë janë që me vendosjen e skuadrës kryeqytetase në Grupin e Jugut të ketë edhe një derbi.
Tirana do të rivalizojë ndër të tjera edhe me Dinamon, duke rikthyer këtë derbi tjetër të kryeqytetit, i cili është luajtur për herë të fundit në edicionin 2011-2012.
Në të Parën, skuadra kryeqytetase do të përballet me një formulë tjetër të kampionatit. Kjo, për vetë faktin se në Kategorinë e Parë luhet me tri faza, ku në përfundim të dy të parave, bëhet ndarja e ekipeve për elitën dhe për të shmangur rënien.
Një ndarje e mundshme e grupeve të Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm
Grupi A
Korabi (nga Superiorja), Besëlidhja, Erzeni, Burreli, Shënkolli, Kastrioti, Besa, Iliria, Tërbuni, Vllaznia B (nga Kategoria e Dytë).
Grupi B
Tirana (nga Superiorja), Bylis, Pogradeci, Tomori, Shkumbini, Apolonia, Turbina, Dinamo, Egnatia (nga Kategoria e Dytë), Naftëtari (nga Kategoria e Dytë).