Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj ka dhënë dorëheqjen nga ky post pas skandalit të dopingut ku peshëngritësja Romela Begaj rezultoi pozitive për së dyti herë.
Begaj rezultonte e dyshuar për substancën stanazol, e njëjta me të cilën ajo rezultoi pozitive edhe në testet antidoping të 2014 pas Botërorit të Kazakistanit.
Romela Begaj shënoi rezultatin më të mirë në karrierën e saj, në Botërorin e Anaheimit pasi fitoi medaljen e artë në shkëputje dhe të argjendtën në dygarësh. Por nëse testi B konfirmon përgjigjen e parë, atëherë dënimi për kampionen si dhe për vetë Federatën e Peshëngritjes, do të jetë shumë i rëndë.
Dalja pozitive me doping e kampiones Romela Begaj duket se ka qenë arsyeja kryesore e dorëheqjes së Elez Gjozajt, në vend të tij është zgjedhur Gudar Beqiraj si president i përkohshëm. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post