“Facebook” është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një skandali me të dhënat private të miliona përdoruesve. Plot 267 milionë përdorues i kanë patur të dhënat e tyre publike për dy javë, çka do të thotë se ato mund të shiheshin apo të shkarkoheshin lehtësisht. Kjo për arsye se dosja me informacione nuk kishte fjalëkalim, çka ka bërë që një shoqëri sigurie të bjerë në kontakt me të dhe të zbulojë skandalin e “Facebook”.
Shoqëria e sigurisë ka konfirmuar se ka gjetur online një database me të dhënat personale të 267 milionë përdoruesve. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar online nga data 4 deri në 19 dhjetor. Dsja përmbante të dhëna të tilla personale si identiteti i përdoruesit dhe numri i telefonit. Në arkiv përmbaheshin informacione për identitetin e përdoruesve, emër dhe numër telefoni.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe “Facebook”, i cili ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur në përpjekje për të rritur edhe më shumë sigurinë e përdoruesve të rrjetit social.