00:17 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Skandali i trukimeve, UEFA akuza edhe ndaj autoriteteve shqiptare

17:32 | 09/12/2016
në Sport
0
Skandali i trukimeve, UEFA akuza edhe ndaj autoriteteve shqiptare

Emilio Garsia, shefi i departamentit për Integritetin dhe Disiplinën në UEFA, ka zbuluar një tjetër detaj në lidhje me klubin e Skënderbeut.

Agjensia e njohur e lajmeve, “Reuters” shkruan se zyrtari i lartë i UEFA-s Garsia në fjalimin e tij në Konventën Ndërkombëtare të Sportit në Gjenevë ka pasur rezerva për çështjen e manipulimit të ndeshjeve nga Skënderbeu.  

 “Kemi bërë disa udhëtime drejt Shqipërisë, por vitin e kaluar ne kuptuam se kishim humbur mjaftueshëm kohë dhe parà. Ishte shumë e vështirë të punoje me autoritetet lokale shqiptare”, ka deklaruar Garsia, duke akuzuar direkt institucionet që duhet të merren në Shqipëri me çështjen e manipulimit të ndeshjeve.

Një tjetër detaj që e ka zhgënjyer UEFA-n është dhe mungesa e bashkëpunimit me FSHF-në dhe prokurorinë.

Korçarëve i janë renditur 53 ndeshje të dyshuara për trukim nga viti 2010 deri në 2015-ën. Uefa ka paralajmëruar më parë klubin bardhekuq me një masë drastike, e cila nuk është bërë akoma e ditur nga Komisioni i Disiplinës.

skenderbeu-uefa

 “Organet disiplinore të UEFA-s po marrin në konsideratë masa disiplinore të vërteta. KAS-i Lozanës mbështeti këndvështrimin tonë të bazuar mbi luhatjet e koeficienteve dhe shumave të hedhura nga bastet sportive. Kjo ishte hera e parë kur ne ishim të aftë të tregonim para KAS-it një seri të gjatë raportimesh. Shifrat nuk gënjejnë dhe luhatjet e basteve gjithashtu”, ka thënë Garsia, duke insistuar se gjyqtarët e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pranuan se monitorimi i basteve është “një evidencë e besueshme”.

Etiketa: federata shqiptare e futbollitskenderbeutrukimetUEFA
Pas

Shfrytëzimet pa kriter të lumit Osum, rrezik për përmbytje. Perfekti i Beratit bën bilancin

Para

I dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 59-vjeçari në Pogradec

Para
I dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 59-vjeçari në Pogradec

I dënuar për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 59-vjeçari në Pogradec

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.