Një gjest i pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez ditën e djeshme në ndeshjen mes Liverpool dhe Tottenham.
Gjyqtari kryesorë në një moment të ndeshjes është afruar tek anësori për tu konsultuar nëse duhej të jepej penallti për Tottenham dhe pas konsultës me kolegun e tij gjyqtari kryesorë drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por në këtë moment gjyqtari anësorë bëri një gjest skandaloz pasi u gëzua si tifoz i Tottenham duke i shtuar dyshimet për dhënien e penalltisë.
Supersfida mes Liverpool dhe Tottenham ka dhuruar spektakël dhe emocione të pafundme, sidomos në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Në fund u mbyll në barazim 2-2. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post