10:38 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SKANDALI/ ”Zhduket” pronari i ”A1 News” që shkarkoi gazetaren Alida Tota për investigimin e landfillit ku u vra Ardit Gjoklaj. Gjykata: S’e gjejmë dot!

15:13 | 06/09/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDALI/ ”Zhduket” pronari i ”A1 News” që shkarkoi gazetaren Alida Tota për investigimin  e landfillit ku u vra Ardit Gjoklaj. Gjykata: S’e gjejmë dot!

”Zhduket” pronari i ”A1 News” që shkarkoi gazetaren Alida Tota për investigimin  e landfillit të plehrave në Tiranë ku u vra Ardit Gjoklaj.

Neritan Gjodeshi është pronari i ”A1 News” që bllokoi investigimin tronditës për kushtet çnjerëzore në landfillin e Sharrës, ku u vra Ardit Gjoklaj dhe shkarkoi nga puna drejtoreshën e Informacionit Alida Tota.

Në mënyrë skandaloze, gjykata shqiptare nuk ka arritur ta gjejë dot për ta thirrur në gjyq dhe si pretekst ka dhënë se nuk po arrin t’i gjejë adresën.

” S’e gjejmë dot!”, kjo ka qenë përgjigja zyrtare e gjykatës, teksa nuk është paraqitur asnjë përfaqësues ligjor i tij. Gjyqtare  e seancës ka qenë Anila Karanxha.

Gjodeshi, që është edhe pronar i bizneseve të ndërtimit e ka televizionin fiks në godinën e Ministrisë së Kulturës, në ish-Kinostudio dhe porta hyrëse mëse evidente.

Seanca e sotme gjyqësore për pushimin nga puna të drejtoreshës së Informacionit Alida Tota është shtyrë për administrimin e provave të reja. Sot gjykatësja dëgjoi intervistën-denoncim realizuar nga emisioni ”Publicus”, transmetuar nga emisioni ”Opinion”, pas bllokimit në ”Vizion Plus”

Tota, së bashku me përfaqësuesin e saj ligjor do ta vazhdojë betejën kundër censurës në mediet shqiptare.

Raporti i DASH-it per lirinë e medias, ka raportuar per rastin e pushimit nga puna pas investigimit, po kështu edhe Këshilli i Europës ka ngritur zërin për çfarë ka ndodhur në Shqipëri.

Në dokument shihet qartë raportimi pa asnjë përgjigje nga pala shqiptare për shkarkimin nga puna të Totës dhe censurimin e investigimit me ndërhyrjen direkte të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. 

RAPORTI I KËSHILLIT TË EUROPËS

Gazetarja shqiptare pushohet nga puna dhe dokumentari i saj censurohet pas një ndërhyrje direkte të kryetarit të Bashkisë së Tiranës

Alida Tota, një gazetare shqiptar me përvojë, e cila ka punuar që nga shkurti i vitit 2016 si redaktore e lajmeve në A1 News Channel në Tiranë, është shkarkuar nga puna e saj dhe filmimi i saj është censuruar pas një ndërhyrje direkte të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në gusht 2016, ajo drejtoi një investigim mbi landfillin e mbeturinave në Tiranë pas vdekjes tragjike të një punëtori adoleshent, si pasojë e kushteve të tmerrshme të punës në mungesë të ndonjë kontrate pune, sigurimi ose masave të sigurisë.

Një kontratë, që ajo dyshonte të ishte e paligjshme, midis kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe operatorit të landfillit privat, e cila ishte gjithashtu e ekspozuar në filmim.

Disa orë pasi Alida Tota kontaktoi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të marrë një version kontradiktor të rastit, ajo u thirr nga menaxheri i TV-së, i cili në të kaluarën ka punuar me kryebashkiakun.

Ai i bëri presion asaj që ta braktiste hetimin dhe të nesërmen gazetarja u shkarkua.

Një seancë dëgjimore u mbajt në parlamentin shqiptar për çështjen, por dështoi për shkak të pamundësisë së arritjes së kuorumit pasi anëtarët e koalicionit qeverisës u larguan. Seanca u zhvillua para përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: a1 newsalida totaardit gjoklajErion Veliajneritan gjodeshishkarkim
Pas

Thatësira e verës, dëme të shumta në bujqësi, cilat janë kulturat më të prekura

Para

Vritet me dy plumba shqiptari në Belgjikë, punonte si kamerier në qytetin Forest (FOTO)

Para
Vritet me dy plumba shqiptari në Belgjikë, punonte si kamerier në qytetin Forest (FOTO)

Vritet me dy plumba shqiptari në Belgjikë, punonte si kamerier në qytetin Forest (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë dhe një karburant, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

Kryeministri Rama mbërrin sërish në bashkinë e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.