Mediat belge flasin për një shtetas shqiptar të ekzekutuar në një kafene në Saint-Denis në Forest. Bëhet fjalë për një 31- vjeçar i cili u vra me dy plumba nga persona që ende janë të paidentikuar nga Policia.
Sipas mediave belge Niko K. 31- vjeç me origjinë shqiptarë punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi vrasja.
Ngjarja ndodhi rreth orës 0:30 të natës të martën. Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona, shkruan klan. Shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier.
Sipas dëshmitarit, i cili ka deponuar në polici, dy autorët që qëlluan me armë ishin të maskuar dhe u larguan në drejtim të pyllit.
Ende nuk ka të dhëna për identitetin e plotë të viktimës dhe shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin e tij.
(E.K/SHUPLAKA)