Është pezulluar situata stërvitore e Vllaznisë, shkak mësohet të jenë bërë presionet në adresë të tëknikut Agim Canaj, drejtori teknik Engin Firat dhe administratorit Suad Liçi, për përfshirje të lojtarëve në formacion dhe grumbullim me ekipin e parë.
Burimet pranë lojtarëve të Vllaznisë bëjnë me dije se presione të tilla kanë qenë prezente që në kohën e trajnerit Lika I cili u largua drejt SHBA-së, por këto presione nuk janë ndalur as me ardhjen e teknikut Canaj, duke vijuar në të njëjtën formë që në ditën e dytë të punës së tij.
Drejtuesit e Vllaznisë, LIçI, Firati dhe tekniku Canaj nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje . Ende nuk ka një reagim zyrtar të klubit të, por burimet bëjnë me dije se situata është tejet e rëndë dhe presionet janë të vazhdueshme ndaj stafit teknik të kuqeblunjëve.