Nuk kanë fund problemet te Tirana edhe pas shkarkimit të trajnerit Ze Maria.
Një debat jashtë normales, mes Eni Imamit dhe Vinsent Atingës, ka prishur humorin dhe stërvitjen e pasdites te Tirana.
Situata është përkeqësuar shumë, aq sa trajneri Ardian Mema ndali stërvitjen dhe zhvilloi një analizë 20-minutëshe me futbollistët,për atë që ndodhi në fushën e lojës, duke paralajmëruar se nuk toleron asnjë debat në fushë dhe ai që bën sërish apo nuk u bindet urdhrave të tij do të ndëshkohet, shkruan Panorma sport.
(E.K/FAXWEB.AL)