06:13 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skema e grabitjes së tokës të Spitalit Ushtarak/ Si mashtroi biznesmeni Dritan Llanaj (detaje)

16:15 | 04/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dy aksidente njëri pas tjetrit në Krujë, fëmija 8-vjeçar dërgohet me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak

Janë ndalur me urdhër të Prokurorisë së Tiranës një ndërtues me problem të hershme me drejtësisnë dhe gjithashtu 2 pasues të familjes tiranase, Pazari.

Ndali i tyre nga ana e Prokurorisë, duke dyshuar pë pastrim parash ka lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave të Spitalit Ushtarak.

Hetimet kanë zbuluar se Kadri Pazari dhe Arben Çaçi kanë mundur të falsifikojnë vendimin nr.232 të vitit 2000 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili në fakt iu kishte njohur trashëgimtarëve të familjes Pazari, pronësinë mbi truallin ne fjalë, por jo kthimin e tyre. Referuar vendimit origjinal, pronarëve u njihej e drejta e parablerjes se objektit të spitalit ushtarak, kur ai të privatizohej.

Hetimet nxorën në dritë faktin se të dyshuarit kanë mundur të falsifikojnë vendimin që bën fjalë për truallin me sipërfaqe 21 metra katrorë brenda territorit të Spitalit Ushtarak, në të cilin kanë ndërhyrë duke i fshirë fjalisë një pjesë: “i kthehet z. Sheh Ali Pazari pronësia mbi këtë truall, kur spitali të privatizohet” duke lënë vetëm fjalinë: “i kthehet z. Sheh Ali pazari pronësia mbi këtë truall”.

Skandali thellohet edhe më tej, përderisa Kadri Pazari e Arben Caci përmes mashtrimit kanë mundur të heqin nga dosja e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave vendimin e saktë të këtij institucioni dhe ta zëvendësojnë atë me dokumentin e falsifikuar.

Më pas me ndihmën e zyrtarëve hipotekës, dyshohet se përmes ryshfetit, trashëgimtarët e familjes së njohur e kanë regjistruar pronën në hipotekë.

Ndërkohë me qëllim zhdukjen e gjurmëve të tjetërsimit të pronës shtet, të përfituar me dokumente false, të dyshuarit Pazari e Caci vendosën të shkëmbenin sipërfaqen brenda territorit të spitalit me 600 metra katrorë tokë në pronësi të Dritan Llanajt me vendndodhje në Yzberisht.

Mbi bazën e kësaj kontrate, Llanaj ka aplikuar në hipotekë duke kërkuar të pajiset me dokument pronësie, por gjatë procesit, zyrtarët e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, kanë konstatuar se prona që ai pretendonte, mbivendosej me pronë shtetërore.

Skandali është kallëzuar edhe nga një tjetër trashëgimtar i familjes së njohur, i cili pretendonte se përmes një testamenti të falsifikuar që në vitin 1939, fakt i hetuar e provuar nga prokuroria, atij po i vidhej prona.

Ai ka informuar hetuesit se po përdorej një vendim i falsifikuar sikur trashëgimtarëve të Ali Pazarit iu është kthyer prona e Spitalit Ushtarak në një kohë që prona vetëm u është njohur si e tillë. Më tej ai ka shpjeguar se mbi këtë pronë të përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara është marrë dhe leje ndërtimi, duke u cenuar rëndë interesat e shtetit, por edhe të vetë atij që nuk kishte përfituar asgjë nga prona e trashëguar.

Hetimet e prokurorit Ervin Karanxha, flasin për një skemë të pastër pastrimi parash, nga tre të dyshuarit, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Pas

Albani dhe Miriami nuk mund të presin më, fillojnë pushimet e verës në vendet ekzotike (FOTO)

Para

Po zhvillonte fushatën elektorale, politikanit i hidhet qumësht në fytyrë (VIDEO)

Para
Po zhvillonte fushatën elektorale, politikanit i hidhet qumësht në fytyrë (VIDEO)

Po zhvillonte fushatën elektorale, politikanit i hidhet qumësht në fytyrë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.