Pritesta e opozitës e cila do të zhvillohet nga sot që prej orës 12 në kryeqytet nuk do të ndryshojë nga ajo e 18 shkurtit.
Protestuesit pritet të grumbullohen rreth orës 11:30 në sheshin mes ministrisë së Brendshme dhe asaj të Bujqësisë. Po kështu Lulzim Basha, i shoqëruar nga të rinj dhe nga gruaja e tij dhe dy vajzat do të marshojë nga selia blu, në bulevardin “Zhan Dark”, për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard para hotel “Dajtit”, ku bashkë me ta do ti drejtohet sheshit para kryeministrisë .Po kështu në secilin grup do të ketë një kre të policisë dhe do të ketë një drejtues nga Partia Demokratike që në këtë mënyrë të parandalohen incidentet.
Ndërsa në podiumin te “çadra e lirisë”, do ngjiten qytetarë për të përçuar problemet e tyre, ndërsa mesazhet e fundit politike, bashkë me mënyrën se si do vazhdoje protesta, do të jepen nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. (J.V/Shuplaka)