03:33 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sot u ndjeva i vjedhur, i poshtëruar”, nuk përmbahet Skënder Brataj, shpërthen ndaj koncesionarit në QSUT: Kjo pagesë është e padenjë! (Debati me sportelisten)

13:07 | 31/10/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sot u ndjeva i vjedhur, i poshtëruar”, nuk përmbahet Skënder Brataj, shpërthen ndaj koncesionarit në QSUT:  Kjo pagesë është e padenjë! (Debati me sportelisten)

Drejtori i Urgjencë Kombëtare Skënder Brataj, ka reaguar ashpër ndaj koncesionarit të parkimit në QSUT, ku teksa paguan 100 lekë për parkimin, shkruan se sot është ndjerë i vjedhur dhe i poshtëruar.

Brataj rrëfen se ka shkuar ditën e sotme për një takim tek Covid-3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së.

Më teja ai tregon se “Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri. Bëra vetëm rrethrrotullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rrethrrotullimin pse duhet të paguajë. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua: “ Zoti Brataj, unë ju falenderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”.

Po ashtu ai ka publikuar edhe faturën e dhe NIPT i biznesit të famshëm të parkimit. ‘Kuponi nr.70, vetëm nga një hyrje në QSUT, po në tre –katër hyrjet e tjera sa 100 lekshe janë vjedhur!!’- mbyll Brataj.

Postimi i plotë: Kur hipokrizia e shoqërisë të qesh në fytyrë!! Të jesh drejtor në kohë Covidi, të jesh mjek në kohë Covidi, të punosh me orar dhe pa orar në kohë Covidi!

E kam fjalën për parkimin e QSUT, nuk po diskutoj pagesën me 100 lekë të reja! Nuk e di dhe nuk hyj në meritën nëse duhet të paguajnë drejtuesit e shëndetësisë dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë kur hyjnë në QSUT për punë shteti, për takime pune ose kontrolle të gjendjes së spitaleve, detyra të përcaktuara nga ligji! Di që kam disa vite me radhë që i paguaj, por pagesa e këtij 100 lekshi të sotëm më bëri të ndjehem i vjedhur, i poshtëruar.

Kjo pagesë është e pa denjë,e pa skrupull, për këdo biznes qoftë. Shkova me urgjenc për një takim te Covid 3 për arsye të rritjes së numrit të të infektuarëve dhe fillimin e skenarit të tretë sipas strategjisë së MSHMS-së. Sapo hyra u prezantova te trari i hyrjes, ndërkohë më njoftuan se duhej të paraqitesha në ministri. Bëra vetëm rrethrrutullimin brenda QSUT dhe në dalje më kërkuan të bëja pagesën prej 100 lekësh. I thashë zonjë jam drejtori i urgjencës dhe bëra vetëm rrethrrutullimin pse duhet të paguajë. Pasi bëri një telefonate zonja mu drejtua:

“ Zoti Brataj, unë ju falnderoj për punën që po bëni por nga zyra e parkingut më thonë se duhet të paguani 100 lekë të reja”.

Kur ne mjekëve na ndodh diçka me pacientin, ose ndonjherë fusin nga një 500-1000 lek në xhep, ose duke na provokuar, na fusin në burg, na diskretitoni nëpër media dhe portale në të gjithë vendin! Nuk justifikoj askënd nëse mer bakshish me dëshirën e qytetarit, apo detyron qytetarët të paguajnë, nuk duhet të ndodhë, nuk po gjykoj! Fenomeni është i dënueshëm vetëm për mjekët?

Po këta nuk janë hajdutë, nuk duhet të diskretitohen? Kjo është fatura dhe NIPT i biznesit të famshëm të parkimit! Kuponi nr.70, vetëm nga një hyrje në QSUT, po në tre –katër hyrjet e tjera sa 100 lekshe janë vjedhur!!

Prof Kalo gjithmonë shkruan: “Quo vadis Shqipqëria ime, e jona e juaja”!!!

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Tërmeti i djeshëm 6.7 ballë/ Greqi, flet 14-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur

Para

“Ka prej tre muajsh kallëzimet penale në tavolinë”, Basha i drejtohet SPAK: Pse nuk është thirrur Rama, Veliaj dhe Ahmetaj për inceneratorët?!

Para
“E ka rikonstruktuar 3 herë”, Basha: Kam parë buxhetin e 2021, Rama ka ndarë 1.6 milionë euro për zyrën e tij

"Ka prej tre muajsh kallëzimet penale në tavolinë", Basha i drejtohet SPAK: Pse nuk është thirrur Rama, Veliaj dhe Ahmetaj për inceneratorët?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.