Skënderbeu është heroi jonë kombëtar dhe në memorien e shqiptarve është i ngulitur thellë për luftën 25-vjeçare kundër osmanëve dhe kundër robërimit të Shqipërisë.
Por pasditen e sotme në Krujë ka ndodhur diçka jo e zakontë, “një sozi” e Skënderbeut, ka bërë parakalimin në qytetin e Krujës.
Qytetari që i përngjan në fizionomi me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ka parakaluar me mushkë nëpërmjet pazarit të Krujës dhe të shumtë ishin ata që për një moment nuk u besuan syve dhe nxorën celularët të filmonin paradën. Kjo video është publikuar nga Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)