04:19 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’mban asnjë punonjës të kohës së Llallës, cilat janë lëvizjet e fundit të Arta Markut

08:36 | 03/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
S’mban asnjë punonjës të kohës së Llallës, cilat janë lëvizjet e fundit të Arta Markut

Me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme kanë pasuar një sërë lëvizjesh në këtë institucion.

Pas lëvizjeve në krye të prokurorive dhe ngritjes së seksioneve të posaçme në organet e Akuzës, Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka ndryshuar edhe trupën e gardistëve që e shoqëron.

Kryeprokurorja Marku ka ndryshuar pesë nga shtatë punonjësit e Gardës që e shoqërojnë për çështje sigurie. Ajo ka bërë kërkesë në Gardën e Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Burimet thonë për “Panoramën”, se Marku do të ndërrojë edhe dy gardistët e mbetur që shoqëronin Llallën. Ata do të zëvendësohen me dy të tjerë nga Garda e Republikës.

Që nga marrja e detyrës, Kryeprokurorja Marku ka bërë shumë ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në ato të rretheve. Ekzaktësisht, dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendë- suar atë me Dritan Rreshkën.

Ajo kreu lëvizje edhe brenda Prokurorisë së Përgjithshme, duke shkarkuar ish-drejtoren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça. Gashi madje bëri edhe padi në Gjykatën Administrative për shkarkimin, duke kërkuar rikthimin në detyrën e mëparshme.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: arta markuLEVIZJEprokuroria
Pas

Manjani nxit rrjetin/ “Dilema tani është: BQ dhe me shtëpi, apo pa shtëpi dhe me nder”

Para

Kush janë fëmijët VIP që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre

Para
Kush janë fëmijët VIP që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre

Kush janë fëmijët VIP që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.