Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit mesazhe që kanë ardhur në adresë të tij, ku një zyrtar i lartë akuzon se kryeministri po i përgjon përmes Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Referuar zyrtarit dixhital, Berisha shkruan se fillimisht abonentëve u ka ardhur një mesazh i pakuptimtë që ka pasur të saktë në fund emrin e qytetarit, jo mbiemrin.
Më pas, për të fshehur gjurmët, ministrja Harito së bashku me AKSHI u kanë dërguar një mesazh të dytë qytetarëve ku i kërkojnë ndjesë për problemin teknik.
Nisur nga ky mesazh, Sali Berisha, i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit që të nisin hetimin dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ata që urdhëruan realizimin e këti akti të rëndë.
Shkrimi i Sali Berishës:
Edi Rama perdor Agjensine Kombetare te Shoqerise se Informacionit per pergjimin masiv te qytetareve!
Zyrtari i larte dixhital denoncon:
– Dergimin e nje mesazhi te çuditshem me dt 17 janar nga numri i shkurtuar i AKSHI-t, abonenteve te te gjitha kompanive celulare.
-Vet mesazhi ka qene i pakuptimte si permbajtje, siç tregon fotoja, vazhdimesi e perseritur e tre – kater shkronjave por ka patur ne fund te sakte emrin (jo mbiemrin e qytetarit).
Zyrtari i larte dixhital akuzon Edi Ramen se ka urdheruar me kushurire Hariton AKSH-in per kryer kete krim me qellimin e vetem per te marre keshtu IMEIn e celulareve dhe te dhenat private te qytetarit, permbajtjen e komunikimieve te tij private!
– Kapur ne skandal nga reagimet e qytetareve, Harito dhe AKSHI per te fshehur gjurmet e krimit masiv, iu dergon mesazhin e dyte qytetareve, me te cilin perpiqet te qetesoje ata duke kerkuar ndjese per nje problem teknik!
U bej thirrje Prokurorise se Shtetit dhe Komisionit te Sigurise Kombetare te Parlamentit te hetojne me urgjence dhe te vendosun para ligjit te gjithe ata qe dhane urdher dhe realizuan kete akt te rende kriminal, antikushtetues me te cilin Edvin Kristaq Rama kerkon te vendose nen pergjim qytetaret e ketij vendi.
Lexni me poshte mesazhin e zyrtarit te larte dixhital. sb
“Pershendetje Dr jam nje punonjes i AKEP-it.Dua te denoncoj nje akt shume te rende kriminal te AKSHI -it me dt 17 mijra abonentëve u ka shkuar një mesazh i cuditshem në celularët e tyre ( fotoja e parë) nga një numer i shkurtuar.
Bëra një verifiki i dokumentave ketu ne AKEP pashë që nr i shkurtuar 50505 është numër që AKEP i ka alokuar Agjensise Kombetare të Shoqerisë se Informacionit ( AKSHI) me kërkesë të saj.
Duke qënë se numri 50505 eshte i konfiguruar tek secili operator celular per llogari te AKSHI-t, kështu që sms u ka shkuar mijra përdoruesve të cilët me shqetësim kanë relatuar ankesat e tyre pranë kompanive. Shqetësim ka qënë për arsye se edhe pse mesazhi ka qënë i pakuptimtë në përmbajtje, në fund të tij kishte të saktë emrin e abonentit( pa mbiemër).
Sic duket ky alarm i shpërndarë nga operatoret celulare në lidhje me ankesat e abonentëve të shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale apo dyshimin për ndonjë shkelje të privatësisë së tyre, ka ” detyruar” AKSHI- n të ridergojë një sms të dytë ku kërkohet ndjesë për shqetësimin.( fotoja e dytë).
Sygjeroj që ti kërkohet llogari kësaj agjensie nën kthetrat e Edi Ramës dhe Haritos, në përmbushje të detyrimit për një transparencë publike të dalë dhe të sqarojë menjëherë se cfar është ky ” problem teknik” në agjensinë e cila ka për mision garantimin e sigurisë kombëtare të të gjitha sistemeve TIK në shqipëri.
Cfar gjurmësh po përpiqet të fshehë kjo agjensi nëoërmjet “Programit Publik të Ankesave”?
Dyshimet janë të shumta si në lidhje me mundësinë e regjistrimit të IME-it të celulatëve ose duke provuar kush janë numrat aktiv celular, ti përdorë pastaj të dhënat e abonentëve për propogandë fushate.”
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”865″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]