Nuk është hera e parë që në ceremonitë e organizuara nga PS të paraqiten pankarta me fotografinë e diktatorit Enver Hoxha.
Kështu ka ndodhur sërish, kësaj here në Patos, ku shoqatat e veteranëve të luftës kanë përkujtuar 75 vjetorin e aksionit të partizanëve kundër pushtuesve italianë.
Në ceremoni ishte dhe deputetja socialiste, Antoneta Dhima, e qarkut të Fierit, e cila ka vendosur buqeta me lule tek lapidari për këtë ngjarje.
Në qendër të lapidarit është figura e ish-Kryeministrit komunist Mehmet Shehu.
“Lavdi heronjve që kanë rënë për lirinë e vendit”,-ka thënë Dhima.
(F.G/Faxweb)