Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me heroinën e sekuestruar në Kapshticë disa ditë më parë në një autobus nga pala greke. Policia greke ka prova të forta se droga i përket shoferit të autobusit Ilir Rustemi, raporton ‘Fax News’.
Në baneësën e 54 vjecarit,që u arrestua në flagrancë nga policia greke,policia e Korçës gjeti rreth 400 gram kanabis.
Policia greke ka lënë të lirë shoferin e dytë dhe kamarierin e autobusit,të cilët u arrestuan bashkë me shoferin 54 vjeçar. Heroina e sekuestruar nga grekët,solli furtunë shkarkimesh në rradhët e policisë kufitare të Kapshticës, ku u shkarkua edhe shefi i hetimit të krimit në drejtorinë e kufirit dhe migracionit Edmond Çela. Çela rezulton te jetë pronari i shoqërisë Metro, në autobusin e së cilës,u zbulua 2 kg heroinë. Ndaj Çelës SHÇBA po vijon procedimin disiplinor. (B.H/Faxweb)