13:16 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

19:09 | 23/02/2025
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sondazhet: Konservatorët e Merzit fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë.

Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë.

Mirëpo, për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz.

SPD duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 – 16.5 për qind.

Të Gjelbërit, një tjetër partnere e mundshme për CDU/CSU, duket se ka siguruar 12-13.5 për qind të votave.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë.

Zgjedhjet janë mbajtur pas prishjes së koalicionit trepartiak të Scholzit, në fund të vitit të kaluar.

Pas

Berisha me shqiptarët në Athinë: Jeni shndërruar në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi

Para

Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga!

Para
Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga!

Franc Çopja: Nga Froni i Krimit në Pranga!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari

Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit. Narkotrafikanti Perlat Çullhaj emërohet në Ministrinë e Brendshme

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Senati amerikan refuzon bllokimin e shitjeve të armëve për Izraelin

VIDEO/ Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni, piloti hidhet në ajër i sigurt

Arabia Saudite mirëpret njoftimet e Kanadasë dhe Maltës për shtetin palestinez

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Japonia dhe Koreja e Jugut goditen nga nxehtësia ekstreme, mijëra njerëz në spitale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.