Një sondazh i fundit publikuar ditën e sotme “Besimi në qeverisje 2017”, ka prezantuar rezultatet lidhur me institucionet ku shqiptarët besojnë më shumë.
Sipas gjetjeve të sondazhit shqiptarët besojnë tek Forcat e Armatosura me 63%, Institucionet e Arsimit Publik me 63%, Institucionet e Shëndetit Publik me 53% dhe tek Policia e Shtetit me 53%.
Media dhe organizatat e shoqërisë civile janë insitucionet e pavarura më të besuara nga shqiptarët me 54%.
Kryeministri i etiketon mediat “kazan” por a mendon dhe populli njësoj?
Mjafton të përmendim se “Policia që duam” e shpallur nga Rama si institucioni që shqiptarët besojnë më shumë besohet nga shqiptarët me 53%.
Mbledhja e të dhënave është kryer gjatë periudhës 17-30 nëntor 2017, ku u intervistuan 1648 qytetarësh në 61 bashkitë e Shqipërisë dhe është mbështetur nga PNUD.
(F.G/Faxweb.al)