21:50 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Soros ‘’përzihet’’ nga Orban, i kërkon ndihmë BE-së

07:44 | 26/04/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Soros ‘’përzihet’’ nga Orban, i kërkon ndihmë BE-së

Prej disa kohësh në Hungari ka kaluar një ligj për universitetet që kufizon veprimtarinë e atyre që janë me kapital të huaj.

Ligji kërkon nga universitetet e huaja në Hungari të kenë kampus dhe të ofrojnë kurse të ngjashme në vendin e tyre të origjinës. Shumë në Hungari dhe jashtë saj besojnë se qeveria Orban e sheh këtë universitet si bastion të opozitës liberale.

Ditë më parë, Parlamenti i Hungarisë miratoi një ligj të ri, i cili mund ta detyrojë Universitetin e Evropës Qendrore – i themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros – të largohet nga vendi.

Rektori dhe presidenti i Universitetit të Evropës Qendrore në Budapest, Michael Ignatieff, i themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros i bëri thirrje Brukselit që të mbështesë institucionin e tij, si dhe veprimin ligjor të BE-së kundër Budapestit.

Duke folur në një takim të hapur në Parlamentin Evropian në Bruksel, i organizuar nga pesë grupe politike, Ignatieff tha se i duhet mbështetja e Evropës në mosmarrëveshjet e vazhdueshme që Universiteti i Evropës Qendrore ka me Qeverinë e kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Mosmarrëveshjet mund ta detyrojnë këtë universitet të mbyllë programin e tij në Budapest.
“Kam mbështetje në Uashington. Kam mbështetje në Berlin. Kam mbështetje në Budapest, siç e kam thënë. Kam mbështetje në Mynih. Është koha të marr mbështetje në Bruksel”, tha Ignatieff.

Duke folur më pas për Radion Evropa e Lirë, ai tha se do dy gjëra nga udhëheqësit politikë në Bruksel.
“Do të doja që anëtarët e koalicionit të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian të thoshin: ‘Ju e dini, mbyllja e një universiteti është një gjë shumë e keqe dhe ju po kaloni një vijë të kuqe’”.

“Do të doja që Komisioni të marrë seriozisht në konsideratë – mendoj se po e bën – një rast ligjor kundër Hungarisë për shkelje të disa elementeve themelore të aktit të vetëm evropian. Nëse i kemi këto dy gjëra, do të na ndihmonin”, tha Ignatieff. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: ndalimindihme be-seorbansorosviktor orban
Pas

”Ajo që bëri më la të kuptoja pasionin e tij”, Gatuzo falenderon publikisht Çanin

Para

Shqiptarët shpenzojnë mbi një vit për shitjen e pronave, cilat më shiten më shpejt e cilat me vështirësi

Para
Shqiptarët shpenzojnë mbi një vit për shitjen e pronave, cilat më shiten më shpejt e cilat me vështirësi

Shqiptarët shpenzojnë mbi një vit për shitjen e pronave, cilat më shiten më shpejt e cilat me vështirësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.