15:51 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Soros ‘strehon’ në fondacion 18 miliardë dollarë, manipulimi për të shmangur pagimin e taksave

12:09 | 28/11/2017
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Soros ‘strehon’ në fondacion 18 miliardë dollarë, manipulimi për të shmangur pagimin e taksave

Investitori miliarder George Soros ka ‘kanalizuar’ një shumë më të madhe parash se ekonomitë e Xhamajkës apo Shqipërisë në një organizatë private të kontrolluar prej tij dhe këto para nuk mund të tatohen nga Shërbimi i Brendshëm i Ardhurave të SHBA (IRS).

Themeluesi i Fondacionit Soros me një vlerë prej 26 miliardë dollarësh, i ka transferuar 18 miliardë dollarë Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur gjatë viteve të fundit.

Siç saktëson ‘Wall Street Journal’, kur një person dhuron asete të pataksueshme dhe të vlerësuara në një fondacion privat, ai mund të mbajë deri në 20 përqind të vlerës së tregut në deklaratën e tij personale tatimore, duke e mbajtur këtë zbritje për pesë vjet.

Kur Kongresi eliminoi frenimin e taksave në vitin 2008, investitorëve iu dha afat deri më 31 dhjetor 2017, për të kthyer në SHBA të ardhurat dhe për të paguar taksat e akumuluara. Pasi Soros bëri këtë manovër taksash, ai nuk i detyrohet IRS-së (Shërbimi i Brendshëm i Ardhurave ).

Donatorët mund të vijojnë kontrollin e parave për vite apo edhe dekada, pasi fondacionet mund të punësojnë anëtarë të familjes me rroga deri në gjashtë shifra për të menaxhuar bamirësinë.

Kështu, paratë mund të mbahen pothuajse përgjithmonë nga familja Soros. Miliarderi vetë ka thënë në mënyrë të përsëritur se të pasurit në Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë më shumë taksa.

Gazeta gjithashtu përmend filantropët e vetëshpallur si Mark Zuckerberg, i cili ka premtuar të heqë dorë nga 99 përqind e aksioneve të tij në Facebook, të cilat janë me vlerë 70 miliardë dollarë, për t’i dhuruar ato në fondacionet bamirëse që ka familja e tij.

Shënim: Ky material është pronësi intelektuale e RT/ Përktheu Hashtag.al
Etiketa: Fondacioni SorosGeorge Sorosshmang pagimin e taksavesoros
Pas

Kush është juristja që Edi Rama po e promovon çdo ditë, e ka pranuar vetë, dikur ishte në PD (DETAJE/FOTO)

Para

105 vjet pavarësi, Andi Betja: Për çfarë na duhet? Nuk na hyri në punë

Para
105 vjet pavarësi, Andi Betja: Për çfarë na duhet? Nuk na hyri në punë

105 vjet pavarësi, Andi Betja: Për çfarë na duhet? Nuk na hyri në punë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vrarë

Belinda Balluku inspekton punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil

Depozitat i kthehen rritjes në maj,shtohen me 1.2 miliardë euro në një vit

Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë në Theth

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Gjykata refuzon të shtyjë gjykimin kundër Netanyahut

Zegjineja makthi i Gaz Bardhit: Kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…


Raport i Policisë Tiranë: Arrestime dhe Procedime për Raste të Ndryshme Penale

Durrës/Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.