Astori, që ndërroi jetë të dielën në mëngjes, ka luajtur verën që lamë pas në Bernabeu në ndeshjen Real Madrid – Fiorentina, për trofeun ‘Santiago Bernabeu’. Ai shkëlqeu atë ndeshje ndërsa ishte afër që të shënonte gol spektakolar, duke ngritur në këmë gjithtë stadiumin.
Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori, u gjet i vdekur në dhomën e tij në Udinese në mëngjesin e së dielës, transmeton Gazeta Express.
Pas autopsisë, u vërtetua italiani kishte vdekur nga një sulm në zemër prej shkaqeve natyrore.
“Ideja që kemi është se lojtari ka vdekur nga një sulm në zemër prej shkaqeve natyrore”, tha prokurori i Udineses, Antonio de Nicolo.
“Është e çuditshme që një gjë e tillë t’i ndodh një futbollisti profesionist, i cili monitorohet aq shpesh, pa treguar asnjë shenj”, u shpreh ai në fund.
Ai ishte pjesë e Fiorentinës që nga viti 2015, i cili u transferua nga Roma
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/asi1_1520194313-9715265.png)