Dita e sotme në Kuvend pritet që të shoqërohet nga debate të forta për shkak se në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ajo është thërritur për sqarime nga ana e opozitës në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitajt në drejtim të Italisë.
Po ashtu në rendin e ditës do të diskutohet edhe në lidhje me rishikimin e vendimit të Shqipërisë në OKB, kundër SHBA-ve. Ndërsa një pikë tjetër e rendit të ditës është dhe votimi i listave për KLGJ-në dhe KLP-në.
RENDI I DITËS:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 1.2.2018 (neni 44, Rregullore)
- Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë, kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së z. Edmond Spaho dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë LSI-së z. Petrit Vasili. (pdf) (neni 97, Rregullore)
- Mocion me debat. Projektrezoluta “Për ndryshimin e qëndrimit të mbajtur nga Qeveria Shqipëtare mbi Rezolutën “Për statusin e Jeruzalemit” të OKB-së të datës 21 dhjetor 2017”” (pdf) (nenet 98-99, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Projektrezoluta Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Projektligji “Për statusin e minatorit” (Punonjësve të minierave në nëntokë) (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
- Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit” (pdf) (neni 147 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 53/2, neni 58/2 të ligjit 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
- Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’ (pdf) (neni 149 Kushtetutë, neni 35, pika 16, neni 156/2, neni 133/2, neni 151/2 të ligjit nr. 115/2016, neni 60 Rregullore, shumicë e cilësuar 2/3 e të gjithë anëtarëve, votim i fshehtë) Raport i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve Koha e votimit
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta (E.K/FAXWEB)