Bardh Spahia është një nga deputetët demokratë që e ka kundërshtuar më fort zgjedhjen e Ruçit nëkrye të Kuvendit. E megjithatë kjo nuk e ka penguar Ruçin që të ketë sot një përgëzim për deputetin demokrat të Shkodrës.
Në diksutimin e tij Spahia spikati, pasi sipas Ruçit i qëndroi një për një thelbit të çështjes parlamentare.
“Sipas rregullave parlamentare deputeti duhet të flas për thelbin e çështjes parlamentare, dhe deputeti Bardh Spahia duke i qëndruar pozicionit opozitar e bëri këtë. Le të shërbejë ky si një shembull që duhet përgëzuar”, u shpreh Ruçi.
Bardh Spahia është një nga deputetët që kundërshtoi më fort amendamentet e qeverisë për shkurtimin e buxhetit për shëndetësinë. Ndërsa shumica e deputetëve zgjodhën që kohën e tyre ta shfrytëzonin për të diskutuar tema të tjera.
(E.K/SHUPLAKA)