Gjatë ditës së djeshme lajmi i prerjes së 22 fletëàrresteve nga ana e SPAK për komsionerët bëri bujë të madhe, ndërkohë që u tha se në pranga ishte vënë edhe Fisnik Sadikun, i cili sipas prokurorisë së posaçme është njeriu kryesor që kishte organizuar trafikun dhe ngritjen e laboratorit të heróinës në Kukës.
Pasi u prenë fletë-a.rreste dy komisionerëve që kishin ndërruar jetë, SPAK ka dështuar edhe në àrrestimin e Fisnik Sadikut.
Megjithëse në komunikatë thuhet se është vënë në masën “àrrest në burg”, ai nuk është àrrestuar, ndërkohë që dhe në komunikatën e përcjellë për mediat nuk e cilësojnë fare.
Fisnik Sadiku së bashku me Admir Hoxhën që për momentin ndodhet në kërkim, për prokurorinë konsiderohen si dy njerëzit kryesorë, truri i laboratorit të Hasit dhe trafikut të heróinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.
Sadiku rezulton të jetë nga fshati Shtoj i ri i Shkodrës dhe gjatë hetimeve është provuar se ka bashkëpunuar me Admir Hoxhën dhe persona të tjerë të grupit të Shijakut, për të trafikuar drógën.