Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta e ka marrë seriozisht luftën frontale me qeverinë në mbrojtje të Kushtetutës siç e quan ai, ndërkohë që dje ka publikuar me fakte sesi maxhoranca ka ndërhyrë për të marrë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Madje kreu i shtetit ka shkuar edhe më tej duke bërë thirrje për një tubim me 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe siç ka paralajmëruar atë ditë do të nisë dhe firmosjen e një dekreti shumë të rëndësishëm, që do të vijojë me të tjerë, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë.
Ndërkohë mbrëmjen e kaluar lëvizjet e befasishme të Metës, kanë qenë në qendër të debatit të emisioneve televizive, duke aluduar se çfarë do të bëjë presidenti me datën 2 mars.
Por edhe në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime në lidhje me deklaratat e opinionistëve, e ndër to pjesë e ‘meme’-ve ka qenë edhe avokati Spartak Ngjela, analisti Frrok Çupi si dhe gazetari Alfred Lela.
Duket se deklarat e tyre të njëanshme në studiot, televizive kanë nxitur reagimet me humor të audiencës në rrjetet sociale.