Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së Presidentit, Ilir Meta lidhur me ecurinë e Reformës në drejtësi duke thënë se ky i fundit “na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme!”.
Piropali vijon më tej në reagimin e saj duke thënë se reforma I del Metës në gjumë dhe kudo ndërkohë që shton se nuk I iket pa e vrarë atë dreq reforme sipas saj.
“Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!”, shkruan Spiropali.
Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, ka komentuar Reformën në Drejtësi, që sipas tij po keqpërdoret, dhe është shumë larg rezultateve që prisnin shqiptarët në momentin kur ajo u miratua me 140 vota në Kuvend.
Meta i përgjigjet në mënyrë indirekte dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca, i cili mëngjesin e sotëm nxiste palët politike në arritjen e një dialogu, dhe inkurajonte ndërtimin sa më parë të institucioneve të drejtësisë së re.
(F.GJ/FAXWEB.AL)