21:17 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spiunazhi për Iranin nga ish-anëtarët e MEK, të përfshirë edhe shqiptarë, kush ishte ‘koka’ e shoqatës Asila. Antiterrori po i mban nën vëzhgim

10:50 | 16/07/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spiunazh për Iranin, SPAK heton 20 ish-anëtarë të MEK në Shqipëri, kontroll banesave të tyre

Hasan Heyrani, ish anëtar i MEK

Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga dosja hetimore e SPAK lidhur me hetimet për ish anëtarët e MEK, të cilat dyshohen për aktivitet spiunazhi për llogari të Iranit. Burime pranë institucionit të akuzës i thanë gazetarit të Fax news Elvis Myrta, se të përfshirë në rrjetin e spiunazhit të Muxhahedinëve, për llogari të Iranit, ka edhe shtetas shqiptar.

Referuar hetimeve të deritanishme të SPAK,  dyshohet se personat e vënë nën hetim kanë qenë të rekretuar  nga Ministria e Brendshme e Iranit.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se ata  po përgatisnin një rrjet agjenturor dhe kishin krijuar nja shoqatë në Shqipëri, ku qëllimi ishte marrja e informacioneve për jetesën e muxhahedinëve që jetojnë në kampin në Mëzez.

Shoqata e krijuar drejtohej nga shtetasi Iranian Hasan Heyrani, ish anëtar i MEK.

Fax News mëson se shoqata e quajtur “ASILA”, krijuar rreth një vit e gjysmë më parë, ndodhet në katin e tretë të një vile, përballë  shkollës “Gjon Buzuku”, në kryeqytet. Burime nga SPAK bëjnë me dije se shoqata ështe sekuestruar, të pakten deri në përfundim të hetimeve.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme dhe antiterrori kanë marrë në pyetje si dhe kanë kontrolluar banesat, apo makinat e 11 personave të tjerë. Kontrollet ndaj ketyre personave janë bërë pasi ata dyshohet se, kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit shqiptar për llogari të Organizatës Terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete të Teheranit.

Fax news mëson se të gjithe të dyshuarit po mbahen në mbikëqyrje nga agjentët e antiterrorit në terren, në pritje të ndonjë mase sigurie apo vendimi për shpalljen e tyre non grata në vendin tonë, pasi deri më tani nuk ka asnjë vendim nga autoritet igjëzbatuese shqiptatre.

Vitet e fundit Shqipëria ka shpallur dhjetra  persona non grata, shumica e të cilëve janë shtetas iranianë, ku rasti më i bujshëm është ai i vitit 2018, ku autoritetet tona pas sinjaleve nga shërbimi sekret e antiterrori, shpalli non grata ambasdorin e Iranit dhe një zyrtarë të lartë të kësaj selie./Faxweb.al

Etiketa: ASILAiraniMEKspiunazh
Pas

Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, arrestohet 20-vjeçari që po i vadiste

Para

‘Dronët edukues’ në rrugët e Tiranës, flet specialisti i trafikut urban: Shkeljet më të shpeshta të shoferëve, sa variojnë gjobat

Para
‘Dronët edukues’ në rrugët e Tiranës, flet specialisti i trafikut urban: Shkeljet më të shpeshta të shoferëve, sa variojnë gjobat

'Dronët edukues' në rrugët e Tiranës, flet specialisti i trafikut urban: Shkeljet më të shpeshta të shoferëve, sa variojnë gjobat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.