Kujdesi që kreu i Qeverisë tregon për pamjen e tij të jashtme është diçka që dihet tashmë. Ai është komentuar shpeshherë për veshjen, nga kravatat shumëngjyrëshe tek çorapet me motive.
Ajo që ka rënë në sy, kryesisht në takimin me të rinjtë e qarkut të Elbasanit, të cilët do të votojnë për herë të parë, ishin tutat e tij. Edhe pse për pak, ai kap të 53-tat, kryeministri karakterizohet nga shpirti i tij rinor, duke u tërhequr gjithmonë më tepër nga më të fundit të modës.
Kryeministri kishte zgjedhur të vishte një palë tuta sportive të ngushta në fund të këmbëve, një zgjedhje e prefuar nga të rinjtë e sotëm. Duhet thënë se i shkojnë, por nuk mendoni se e ka tepruar pak?
Rama ka ditur të tërheqë vëmendje gjithmonë me atë çka ka dëshiruar të veshë. Kujtojmë këtu xhupin me logon e Juventuesit, aq i preferuar nga ai gjatë dimrit në inspektimet apo inaugurimet e ndryshme që kryente, si dhe bluza sportive që ai zgjodhi ta mbante dy ditë rresht gjatë takime të bërë pak ditë më parë në jug të Shqipërisë.
(XH.A/SHUPLAKA)