Ndeshja e javës së 34-ët të Kategorisë Superiore mes Erzenit dhe Kukësit nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” siç ishte planifikuar, por do zhvillohet në Ballsh te stadium “Adush Muça”.
Këtë lajm e ka bërë publik Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në një njoftim për mediet bën me dije se gjendja e fushës në “Selman Stërmasi” nuk është aspak e përshtatshme për t’u luajtur kjo sfidë.
“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 34-të në kampionatin “Abissnet Superiore”, Erzeni – Kukësi, nuk do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” ashtu siç ishte planifikuar më parë për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës.