Partizani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për vitin 2017-të.
Të kuqtë kanë nisur stërvitjen në ambjentet e “internacional Tirana” në Pezë nën drejtimin e trajnerit Starova.
Skuadra nuk ka qenë e plotë pasi disa prej lojtarëve priten ti bashkohen ekipit në Antalia ku do të kryhet minifaza përgatitore.
“Demave të kuq” nuk i është bashkuar ende sulmuesi nigerian, Bonifejs pasi ka qenë duke kryer vizitat mjekësore. Të enjten pritet që grupi të jetë me i plotë dhe të bëhet gati pas seancës së fundit në Tiranë, për tu nisur ditën e premte drej Antalias.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”562″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]