Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit.
Seanca parapake gjyqësore për sterilizimin është shtyrë për në datën 3 qershor. Avokatët e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i kanë kërkuar trupës gjykuese kohë që të njihen me dosjen e SPAK për koncesionin e sterilizimit.
SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë, aty ku bashkë me Beqaj do të sqarojë pozicionin e tij, pasi më parë është pyetur me javë të tëra në Prukurorinë e Posaçme.
Ish-ministri akuzohet për veprën penale shpërdorimi i detyrës, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori kontratën.