Jens Stoltenberg i cili është Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, u kërkon vendeve anëtare që të rritin shpenzimet për mbrojtjen. Këto kërkesa Stolenberg i ka bërë pak para nisjes së takimit të parë me delegatët e 22 shteteve në Bruksel, të sekretarit të ri të mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis.
“Pas shumë viteve të shkurtimeve të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes, ne e kemi ndryshuar drejtimin”, tha Stoltenberg.
Ndër të tjera, sekretari i NATO-s shton se shpenzimet se aleatëve europianë dhe të Kanadasë janë shtuar me 3.8% gjatë 2016-ës. Sipas tij, kjo rritje ishte më e madhe sesa ishte parashikuar fillimisht, dhe kjo përkthehej në rreth 10 miliardë dollar më tepër për mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s.
Gjithashtu Stolenberg pranoi se kjo ka qenë edhe tema kryesore e bisedave të tij telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe shtoi se është ambsolutisht e rëndësishme që ky ritëm rritjeje të mbahet. (D.D/Shuplaka)