07:21 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Strehimi i afganëve në QS, ultimatum studentëve të lënë dhomat, përplasen me kujdestaren e godinës: Po për ne nuk mendoni?

16:38 | 16/08/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Strehimi i afganëve në QS, ultimatum studentëve të lënë dhomat, përplasen me kujdestaren e godinës: Po për ne nuk mendoni?

FaxNews ka mundur të sigurojë një video nga ambientet e brendshme godinave në ‘Qytet Studenti’, ku një prej kujdestarëve i kërkon studentëve të lënë dhomat ditën e sotme, pasi aty do të strehohen afganët të cilët pritet të mbërrijnë së shpejti në vendin tonë.

Studentëve u është thënë se ato do të lëvizen në godina të tjera por pa specifikuar se ku.

Në këto kushte ata gjenden të papërgatitur përballë një situate ku ndihen të braktisur dhe në mes të katër rrugëve.

Në një video të siguruar prej gazetares të FaxNews Fiona Çela, shihet një studente e cila revoltohet me kujdestaren e godinës në QS e cila i vendos ultimatum që të lëjë dhomën ditën e sotme.

“Po për ne a nuk mendoni ju”, dëgjohet të thotë me zërin e dridhur studentja.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Si jeni? Desha të pyes për një person të afërt që do të akomodohet në konvikt.

Kujdestarja: Po do shkosh te drejtoria shpirt, ato të japin informacione.

Gazetarja: Shkova po më thanë që do strehohen këto afganët.

Kujdestarja: Po te 7-8-a po! Po heqim dhe këto që kemi.

Gazetarja: Jeni duke heq dhe studentët që kanë qenë?

Kujdestarja: Po te 8-a të gjithë do dalin.

Gazetarja: Sa kohë do rrinë ato?

Kujdestarja: Po ku e dimë ne.

Studentja: Po për student a mendoni?

Gazetarja: Si do ja bëni?

Studentja: Po ja tani e mora vesh, papritur më thotë një pastruse mua të dal jashtë.

Kujdestarja: Neve sot na e kanë dhënë njoftimi, po sot do u kërkojmë të largohen. Nëse s’ke mundësi e bën nesër, do i çojnë në godina tjera. Shko thuaju dua të zhvendos plaçkat, kam shumë vite që jetoj këtu e kështu.

Godina jonë do të strehojë familjet afgane dhe studentët do të kalojnë në godina të tjera. Në orën 11 sot na kanë dhënë njoftimin, ka që nuk i kanë njoftuar fare.

Kujtojmë se strehimin e një pjese të afganëve në vendin tonë qeveria shqiptare do të bëjë në ambientet e konvikteve studentore nr.24, 25 dhe 2 në Qytet Studenti në Tiranë, duke nxjerrë në mënyrë arbitrare student që jetojnë aktualisht aty.

Pas

Situata tragjike në Afganistan, reagon Tsipras: Ndërkombëtarët kanë dështuar, veçanërisht SHBA, OKB të marrë masa

Para

“Aroma jote mban…”, aktori i njohur habit me deklaratën: Nuk përdor deodorant prej 3 dekadash

Para
“Aroma jote mban…”, aktori i njohur habit me deklaratën: Nuk përdor deodorant prej 3 dekadash

"Aroma jote mban...", aktori i njohur habit me deklaratën: Nuk përdor deodorant prej 3 dekadash

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tre persona humbën jetën nga një goditje rrufeje në rajonin Tula të Rusisë

BE-ja përshëndet përpjekjet e Armenisë për stabilitet rajonal dhe normalizim me Turqinë

Të paktën 300 të vrarë në sulmet e milicisë në Sudan

Parashikimi i motit sot,15 Korrik 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Dy sisteme Patriot po përgatiten për Ukrainën

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.