Në një kohë kur kryeministri Rama vijon turin e takime për prezantimin e Paktit për Universitetit, risitë e transmetuara janë të pakta, dhe gjithçka është kanalizuar më së shumti në batuta mes palëve.
Kjo ka ndodhur edhe në takimin e sotme që Rama po zhvillon në Universitetin e Arteve, ku një prej studentëve që ishte pjesë e ekselencës, ka vënë paska në siklet ministren e Arsimit Besa Shahini, të cilët i ka kërkuar llokumet e martesës. Po në vend të Shahinit batutës i është përgjigjur Rama, i cili i ka thënë studentit dhe ndonjë kafe pa sheqer.
Pjesë nga biseda mes të tyre:
Studenti: Zonja ministre të trashëgoheni, llokume nuk morëm. Mbetemi në pritje.
Rama: Dakord ti do llokume është e qartë. Nga ishe ti? E qartë. Përveç llokumeve, ndonjë kafe pa sheqer ka këtu?
Shahini: Kur të flisni na thoni edhe ku keni studiuar
Rama: Që të dimë ku të çojmë llokumet
Shahini: Faleminderit për urimet!