Studentja 20 vjeçare Paulina Sobierajska, duket se do të fusë në telashe yllin kilian Alexis Sanchez.
Ajo ka thënë për “The Sun” se Sanchez i ka ofruar 1000 mijë paund për të bërë seks me të. Paulina thotë se Sanchez e kishte marrë në shtëpinë e tij, pasi e kishte njohur në një bar.
“Ishte ky djali duke më parë dhe duke qeshur. Nuk e dija se kush ishte ai. Ai vazhdonte të më vështronte dhe të qeshte. Ishte pak e çuditshme.
Sipas 20 vjeçares ai dërgoi një mysafir të veçantë për t’i thënë se ishte i interesuar të fliste më të.
“Ai tha se Alexis i kërkoi atij që të më jepte një çmim se sa do të më kushtonte të bëja dashuri me të. U trondita. Bëra një shaka dhe i thashë 10,000 paund për ta bërë të duket si budalla”, thotë ajo.
Sipas Paulinës ata kanë qenë të lidhur për disa kohë, pavarësisht se Sanchez kishte përkrah të dashurën e tij, Mayte Rodriguez.
20-vjeçarja thotë se ndaloi së takuari kilianin, pak para Krishtlindjes, kur ajo mori vesh se cili ishte ai në të vërtetë dhe që kishte një tjetër lidhje. (M.Q/Faxweb)