Suedia nuk ka raportuar asnjë vdékje nga Covid-19 për më shumë se një javë, tregojnë të dhënat nga Agjencia e Shéndetit Publik të vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë Suedeze të Shéndetit Publik, të përditësuara për herë të fundit të hënën, rasti me fatálitet i fundit u regjistrua më 23 gusht.
SNN shkruan se në 24 orët e kaluara, vendi ka raportuar 43 raste të reja me Covid-19. Suedia është veçuar për mënyrën e qasjes ndaj pándemisë, e cila vendosi kùfizime të lehta në jetën e përditshme të qytetarëve, ndryshe nga shtetet e tjera evropiane.
Në total, vendi ka raportuar 5,808 vdékje nga korónavirusi. Numri i vdékjeve për milion në vend është shumë më i lartë se disa nga shtetet fqinje, me dendësi të ngjashme të popullsisë, përkatësisht Danimarka (107.73), Finlanda (60.46), Norvegjia (48.7) ose Estonia (48.25).