Një shkollë fillore në San Benardino të Kalifornisë, ka përjetuar ditën më të keqe të saj. Kjo sepse si pasojë e një sulmi me armë zjarri pranë ambienteve të shkollës “North Park”, kanë mbetur katër të vdekur. Viktimat janë një mësuese e shkollës fillore, dy nxënës si edhe autori i krimit i cili më pas ka qëlluar veten.
Pas të shtënave, shkolla në San Benardino është mbyllur përkohësisht për arsye sigurie por edhe për shkak të procesit hetimor. (D.D/Shuplaka)