Dy vajza, të moshave 7 dhe 8 vjeç, janë përdorur për të bombarduar një treg në veri-lindje të Nigerisë, duke vrarë një person dhe plagosur 18 të tjerë.
Dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se dy vogëlushet i shpërthyen eksplozivët disa minuta pas njëra-tjetrës. Për pasojë, edhe ato mbetën të vdekura. Mësohet se dy të miturat ishin sjellë në tregun e zonës me një karrocë të vogël.
Ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, i cili është i ngjashëm me sulmet që kanë kryer militantët e Boko Haram.