09:27 | 03/10/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulme intensive prej tre netësh, drone “të panumërt” nga Moska mbi Kiev

16:58 | 29/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulme intensive prej tre netësh, drone “të panumërt” nga Moska mbi Kiev

Zyrtarët ukrainas njoftuan të hënën se Rusia kreu sulme të tjera ajrore ndaj Kievit, pas goditjeve intensive për dy netë me radhë mbi kryeqytein ukrainas.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha në një postim në rrjetin Telegram se ka patur shpërthime në pjesën qendrore të qytetit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të qëndronin në vend strehime.

Zoti Klitscko tha se kryeqyteti kishte përjetuar nje tjetër natë të vështirë.

Serhiy Popko, kreu i njësisë administrative ushtarake të Kievit tha se trupat ruse goditën Kievin me raketa dhe dronë Shahed, duke shtuar se ky ishte rasti i 15 këtë muaj që objektiv i sulmeve ishte kryeqyteti ukrainas.

Sulmet e vazhdueshme ajrore po kryhen përpara një kundërofensive të pritshme të forcave ukraniase që Kievi thotë ka për qëllim rimarrjen e territoreve të pushtuara nga Rusia që nga fillimi i luftës vitin e kaluar.

Forcat ajrore ukrainase thanë se në total, rrëzuan 29 nga 35 dronët dhe 37 nga 40 rakeatat që Rusia lëshoi gjatë natës.

Sanksionet ndaj Iranit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi të dielën një projekt-ligj për vendosjen e sanksioneve të tjera për një periudhë 50 vjeçare ndaj Iranit.

Shefi i kabinetit të zotit Zenelskyy, Andriy Yermak tha se propozimi për sanksione të reja vjen si reagim ndaj asaj që Kievi e cilëson mbështetje me armatime nga Teherani për Moskën.

Sanksionet e reja përfshijnë ndalimin e plotë të tregtisë me Iranin, ndalim të investimeve dhe shitjen e prodhimeve teknologjike për Iranin.

Nëse projekt-ligji miratohet, qytetarëve iranianë do t’u ndalohej kalimi përmes territorit ukrainas dhe Iranit nuk do t’i lejohej përdorimi i hapësirës ajore ukrainase. Projekt-ligji gjithashtu parashikon ngrirjen e pasurive të Iranit në Ukrainë.

Kievi dhe aleatët e tij thonë se Irani ka furnizuar me armë Rusinë, përfshirë furnizimin me dronë, që kur Moska filloi sulmin ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Teherani i ka mohuar këto akuza./VOA

Pas

KFOR-i ndërhyn në veri të Kosovës, shpërndan protestuesit në Zveçan

Para

Arabia Saudite ofron 100 milionë euro në vit për një kontratë dyvjeçare për Benzeman

Para
Arabia Saudite ofron 100 milionë euro në vit për një kontratë dyvjeçare për Benzeman

Arabia Saudite ofron 100 milionë euro në vit për një kontratë dyvjeçare për Benzeman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

FNSH kontrolle të befta që pa zbardhur në malësinë e Krujës

Vidhnin monopatina dhe i shisnin, pranga 2 të rinjve në Tiranë

Turizmi, 660 mijë italianë erdhën në Shqipëri deri në gusht, të dytët pas Kosovës

Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit kalojnë natën jashtë

Diell dhe temperatura deri në 31 gradë, moti për sot

Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? Shoqërohen nga policia 14 persona, sekuestrohen disa makina të blinduara

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës

Horoskopi 3 tetor 2023, parashikimi i yjeve për sot

Tregu i pasurive të paluajtshme shënon një rekord të ri, shitjet arrijnë në 630 milionë euro në janar-qershor

Prag ndeshja me Benfikën, Inzaghi: Duhet të jemi më intensiv sesa ata, fitorja me Salernitanën na dha energji

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.