Të paktën 60 afganë dhe katër marinsa amerikanë u vranë në shpërthime në aeroportin e Kabulit, pasi dy shpërthime u regjistruan në turmat që përpiqeshin të hynin në objektin e kontrolluar nga amerikanët të enjten.
I dërguari amerikan në Kabul i tha stafit të ambasadës atje se katër marinsa amerikanë u vranë në sulmin në aeroportin e qytetit dhe tre u plagosën, tha një zyrtar amerikan me dijeni për konferencën. Një zyrtar i lartë shëndetësor afgan tha se numri i të vdekurve në mesin e civilëve lokalë ishte 60, me shumë të tjerë që luftonin për jetën e tyre.
Këto ishin viktimat e para te ushtrise amerikane në Afganistan që nga shkurti 2020, kur administrata Trump dhe talebanët nënshkruan në Doha, Katar, një marrëveshje për tërheqjen e trupave amerikane.
Në kohën e sulmit, qasjet në portat e aeroportit ishin të mbushura nga mijëra afganë të cilët kishin frikë nga persekutimi nga talibanët sepse kishin ndihmuar përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA në vend gjatë dy dekadave të fundit.
Ndërsa asnjë grup nuk mori përgjegjësinë e menjëhershme, qeveritë perëndimore paralajmëruan të enjten më parë për një sulm të afërt nga filiali rajonal i Shtetit Islamik.
(E.H/Faxweb.al)