Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar se duhet të ndyshojë stratëgjia e luftës kundër terrorizmit.
Ajo ka theksuar se gjerat duhet të ndryshojnë në katër mënyra të ndryshme.
“Së pari, sulmuesit janë të lidhur nga ekstremizmi islamik. Është një ideologji që pohon se vlerat tona nuk përputhen me islamin. E ta mposhtim këtë është sfida më e madhe e kohës sonë. Kjo nuk mposhtet nga kryerja e operacioneve kundër terrorizmit. Së dyti, nuk mund t’i ofrojmë terroristëve hapësira të sigurta. Së treti, patjetër duhet të veprojnë në shtëpinë tonë. Jemi duhet e toleruar shumë ekstremizmin në shtëpinë tonë. Së katërti, kemi nevojë ta rishikojnë strategjinë kundër terrorizmit, për t’u siguruar se policia e ka pushtetin që i nevojitet,” ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se ky është sulmi i tretë terrorist që Britania e ka përjetuar në tre muajt e fundit, pas sulmit në Ëestminster dhe atij në Manchester Arena,transmeton Express.
Por, sipas saj, policia britanike i ka parandaluar pesë sulme të besueshme që prej sulmit në Ëestminster. (B.H/Shuplaka)